TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ose me saktë këshilli i zhvillimit të karrierës duket se I ka dhënë një tjetër goditje kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, dhe vendimeve të saj të paligjshme.
KLP ka vlerësuar rastin e dy prokurorëve të krimeve të renda Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela të cilët u transferuan nga Arta Marku në rrethe. Komisioni ka vlerësuar rastin e tyre dhe theksoi se asnjë prokuror nuk mund të transferohet pa pëlqimin e tij.
Nuk ka asnjë rrethanë për transferim papëlqim edhe në rastet kur vendi është lire me shumë se 3 muaj dhe s’ka asnjë prokuror tjetër që do të shkoj në këto prokurori.
Pozicionim i përkohshëm do jetë maksimumi deri në 3 muaj. Duke qenë se të dy prokuroritë nuk janë në të tillë situatë, Këshilli i zhvillimit të karrierës pranë KLP çmon që prokuroret duhet të qëndrojnë në prokurorinë e krimeve të rënda.