AKTUALITET, 15 Qershor 2018, 08:41

KE: Shqiptarèt dhe turqit mè tè vetmuarit e europès

KE: Shqiptarèt dhe turqit mè tè vetmuarit e europès

Sipas sondazhit të Cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Europian për vendet e Bashkimit Europian dhe të shteteve kandidate, rreth 12% e shqiptarëve dhe 16% e turqve kanë pohuar se ndihen të vetmuar, shifra më e larta kjo në Europë

Në të gjithë BE-në, ky tregues është 6%. Për çdo europian që ndihet vetëm, ka dy shqiptarë që kanë pohuar që ndihen vetëm gjatë gjithë kohës, ose pjesën më të madhe të kohës.

Për sa i përket ndarjes gjinore, në Shqipëri gratë janë shprehur se ndihen të vetmuara në përqindje më shumë se sa burrat. Përqindja e grave ishte 12%, përkundrejt të burrave 11%.

Sipas kètij sondazhi gratè, tè moshuarit dhe tè varfrit janè mè tè ndjeshèm ndaj vetmisè. Shenjat e vetmisë shfaqen fizikisht dhe mendërisht, rënie të energjisë, ulje të produktivitetit në punë, izolim nga shoqëria dhe kufizimi të jetës sociale.

Revista Monitor