TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
6 shqiptarë u vunë në pranga nga policia franceze pasi ishin pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës.
Autoritetet kishin informacion se një ngarkesë heroine ishte nisur nga Belgjika dhe kishte destinacion Iseren. Pesë persona u arrestuan, të cilët udhëtonin me makinë.
Një person i 6-të u arrestua si pritësi i ngarkesës. Nga 6 të arrestuarit, 2 prej tyre do të hetohen në gjendje të lirë. Policia sekuestroi 3 kilogramë heroinë, e cila u transportua me makinë drejt Francës.
Sipas hetimeve të autoriteteve franceze, të arrestuarit punojnë për një rrjet kriminal shqiptar me bazë në Zvicër. Ky grup kontrollon tregun e heroinës në Gjenevë dhe synon të shtrihet edhe në Lyon, Grenoble, Saint-Etienne. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë të ditur.