AKTUALITET, 14 Qershor 2018, 22:27

DEBATI PËR TEATRIN/ Bojaxhiu: Shteti ka para për teatrin, por me to abuzohet

DEBATI PËR TEATRIN/ Bojaxhiu: Shteti ka para për teatrin, por me to

Aktivisti dhe ambientalisti Gjergj Bojaxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku po diskutohet shembja e teatrit kombëtar, ka komentuar argumentin e qeverisë dhe Bashkisë se nuk ka fonde për rikonstruksionin e teatrit ekzistues, prandaj teatri do të shembet dhe një firmë private do të ndërtojë një teatër të ri, në këmbim të truallit publik ku do të ndërtohen kulla. Bojaxhiu u shpreh se shteti shqiptar ka para, por ato shpërdorohen.

"Meqë nuk ka lek qeveria edhe gardën t'jua japë me koncesion biznesmenëve. Logjika që shteti nuk ka lek dhe do bëhen objektet në këtë mënyrë nuk qëndron. Po të shohim se sa fonde harxhohen duke punësuar militantë, njerëz me kontrata provizore. Se sa është niveli i korrupsionit në tenderat e rrugëve. Shqipëria ka shumë lek dhe ne po flasim se si përdoren lekët tona. Për të mbajtur një model politik, kemi përfunduar që kemi nxjerrë cdo gjë në ankand. Nëse dje shisnim magazinat e vjetra, tani po guxojmë të nxjerrim në koncesion pronën më me vlerë që ka qyteti i Tiranës, në mes të Tiranës. Këtë gjë do e nxjerrë me konceison."

/TPZ.AL/