AKTUALITET, 14 Qershor 2018, 22:13

Rrëshkitje dherash në Kukës, bllokohen dhjetëra makina

Rrëshkitje dherash në Kukës, bllokohen dhjetëra makina

Rruga Kukës-Peshkopi është bllokuar prej dy orësh pasi ka pasur rrëshkitje dherash.

Raportohet se dhjetëra makina kanë mbetur të bllokuara. Pika më pritike është në fshatin Ujmisht.

Shkak i rrëshqitjeve masive janë bërë shirat e dendura që kanë shoqëruar këtë zonë, por edhe disa vende të Shqipërisë.

Deri më tani nuk dihet nëse po punohet për hapjen e rrugës në fjalë dhe pastrimit të dherave. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të mbarëvajtur situatën.