AKTUALITET, 14 Qershor 2018, 21:51

Shpërthen Bushati: Publiku duhet të dijë se shembja e teatrit është një histori korrupsioni!

Shpërthen Bushati: Publiku duhet të dijë se shembja e teatrit

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku po diskutohet shembja e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimi i një teatri të ri, ka deklaruar se e gjithë kjo histori është në fakt një vjedhje dhe grabitje e madhe. Bushati tha se ka qenë një fakt i ditur që në fillim se firma "Fusha" do të merrte truallin publik për të ndërtuar kulla.

"Mendoj se të shndërrosh debat qoftë estetik, arkitekturor apo në lidhje me trashëgiminë, një histori të projektuar si histori korrupsioni, është të fshehësh vjedhjen. Histori e pastër vjedhje. Do merren mijëra metra katrorë për të ndërtuar kulla.

Nuk mund të merret teatri i veçuar,  më cfarë po ndodh në të gjithë Tiranën. Ne duhet ti themi publikut se kemi të bëjmë me histori vjedhjeje. Duke parë si ka eskaluar kjo histori që kemi dëgjuar. Të gjithë i mbajmë mend se ministrja e kulturës na thoshte nuk ka projekt, pastaj del kryeministri dhe thotë se ka projekt që rezulton një plagjiaturë."

Bushati u shpreh se qëllimi i vetëm i prishjes së teatrit dhe ndërtimit të një teatri të ri, është ndërtimi i kullave.

"Qëllimi ka qenë realizimi final i projektit të kullave. Thuhej se kjo do i jepej firmes "Fusha". Ishte një sekret publik. Të gjithë e dinim se ishte bërë një "deal". Pa tender ishte shpallur fituesi dhe pa konkurs projektuesi. Pjesa e luanit të debatit duhet fokusuar tek afera dhe jo tek debate estetik."

/TPZ.AL/