AKTUALITET, 12 Shtator 2020, 15:14

Katër viktima dhe 140 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Katër viktima dhe 140 raste të reja me COVID-19 në

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 1.507 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 140 raste.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 4 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë 164.639 testime për koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i pandemisë është 15.694, numri i të shëruarve 13.128 dhe numri i viktimave është 646.