TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas masakrës me katër të vrarë dhe dy të plagosur, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale, pikërisht nga Velipoja.
Aty shfaqet bregdeti dhe shoqërohet me mesazhin "Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur".
Publikimi i kryeministrit mori komente të ashpra nga qytetarët, pas ngjarjes së rëndë dhe u fshi menjëherë. Me sa duket ai ka qenë një lapsus i stafit.
Kujtojmë se pas mesnate, në Velipojë u vranë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë, për shkak të një konflikti banal për hapësirën e plazhit.
Ende nuk ka patur një reagim të kryeministrit pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi në pikun e sezonit turistik.
[gallery ids="539576,539577,539584,539570,539567,539564,539591"]