AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 10:02

Katër raste të reja me koronavirus në Shkodër

Katër raste të reja me koronavirus në Shkodër


Në vend ka shpërthyer një valë e papritur infeksionesh. Abc News raporton se janë konfirmuar sot katër raste të reja me koronavirus në Shkodër.

Mësohet se të infektuarit e rinj janë familjarë të rasteve të mëparshme.

Ditën e djeshme në Shkodër u shënuan nëntë raste, ndërsa në të gjithë vendin u arrit rekordi. ISHP njoftoi dje 42 raste të konfirmuara, numri më i lartë ky që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë pritet që edhe sot numri të vijojë të jetë i lartë. Për herë të parë në hartën Covid, ditën e sotme është futur Gjirokastra, pasi ka rezultuar pozitiv një burrë i cili ndodhet i shtruar në QSUT.