TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha ka folur sot në “Byro Politike”, për atentatin e ndodhur në Elbasan për Ardjan Çapjan.
Hoxha theksoi se, tashmë po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krímit dhe se vendi i tyre po zihet nga disa të rinj.
“Këmbaleci që mban snajperin është gjetur në derë dhe sediljet e pasme janë gjetur të shtrira. Polica ka hasur në problematika. Dyshimi i fortë vazhdon të jetë që atēntati është një kooperim, pra kemi financim dhe organizim, nuk është vetëm një grup i vetëm. Ekzekutorët janë tjetër gjë dhe financuesit janë tjetër gjë. Nga 2016 deri sot ndaj Adjan Çapjas janë bërë tre atentate”, tha Hoxha.
Gjatë intervistës në studio Hoxha tha se ngjarjet e ndodhura janë vijimësi, të nisura më herët.
“Po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krímit dhe vendi i tyre po zihet nga disa të rinj. Fakti që nuk është mundur që këto grupe të asgjësohen do të thotë se ata kanë lidhje shumë të forta”, u shpreh Hoxha.
Sakaq Hoxha shtoi se, ky nivel i grupeve të kríminalizuara vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri pasi janë më sigurt se jashtë vendit.
“Përsa kohë që ata vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri e ndjejnë veten më të sigurt se jashtë. Kanë nxjerrë eskortë në mes të qytetit të Elbasanit, nuk i ndalon askush.
Kam vënë re një tendencë, pasi shqiptarët vërtet kanë pasur sukses në trafik, por nuk janë një kartel. Nuk kemi një mafie të mirëfilltë. Logjika e krímit është me kosto sa më ulët për të pasur një marzh fitimi”, tha Hoxha.