AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 08:48

Rast i ri me koronavirus në Elbasan, dalin detajet. E infektuar një grua 73 vjeçare

Rast i ri me koronavirus në Elbasan, dalin detajet. E infektuar një


Konfirmohet një tjetër rast pozitiv në Elbasan, pas një kohe qetësie dhe mungese të rasteve të reja.

“Panorama” bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 10 tamponë për Covid-19 në Elbasan, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Mësohet se me koronavirus ka rezultuar një grua 73-vjeçare, banuese në lagjen “Aqif Pasha”.

Tashme ISHP ka shkuar tek banesa e gruas dhe po dezinfekton zonën. Ndërkohë që pritet që analizave t’i nënshtrohen edhe fqinjët e saj.

Në total në Elbasan ka pasur 20 raste, të cilëve iu shtuar edhe rasti më i fundit.