TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vlora është futur sërish në hartën Covid, pas shumë javësh. Abc News raporton se në Vlorë është konfirmuar një rast i ri me koronavirus.
Bëhet fjalë për një burrë i cili ka punuar si bojaxhi në Himarë gjatë kësaj periudhe. Ai është paraqitur në poliklinikën Qendrore në Vlorë dhe nga simptomat është referuar të kryejë tamponin i cili rezultoi pozitivë. I infektuari është dërguar në Tiranë.
Dyshohet se i prekuri ka pasur kontakt me një person nga Tiranë gjatë kohës që ka punuar në Himarë.
Kujtojmë se ditën e djeshme u shënua rekord me numrin e të prekurve në vend. Gjatë 24 orëve u konfirmuan 42 të infektuar me koronavirus.