AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 09:56

Kush do e udhëheqë dialogun me Serbinë? Thaçi: Nuk jam në garë me Hotin, do të plotësojmë njëri-tjetrin

Kush do e udhëheqë dialogun me Serbinë? Thaçi: Nuk jam


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë vetëm një kryenegociator për dialogun me Serbinë.

Thaçi tha se nuk është në garë me kryeministrin e ri Avdullah Hotin për këtë gjë por do të plotësojnë njëri- tjetrin.

Po ashtu Presidenti i Kosovës tha se roli i tij në rrafshin ndërkombëtar është i përcaktuar në Kushtetutë dhe këtë nuk e ndryshon njeri.

Nga ana tjetër Avdullah Hoti më parë ka bërë të qartë dy gjëra sa i përket dialogut mes dy vendeve.

E para që do jetë ai kryenegociator nga Kosova, dhe se në të nuk përfshihet çështja e shkëmbimit të territoreve