AKTUALITET, 16 Maj 2020, 08:55

Katër milionë e 600 mijë të infektuar, mbi 300 mijë të vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën

Katër milionë e 600 mijë të infektuar, mbi 300 mijë


Pjesa më e madhe e shteteve kanë filluar hapjen graduale duke kaluar në fazën e dytë pas masave lehtësuese të koronavirusit.

Edhe pse infektimet e reja kanë filluar të ulen rastet e vdekjeve mbeten të lartë pasi shumë persona të infektuar me COVID-19 kanë qenë në terapi intensive.

Sipas të dhënave të John Hopkins University se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 628 821 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 308 654. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar rreth 1.8 milionë të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 484 mijë e 285 të infektuar dhe 88 mijë e 507 të vdekur nga COVID-19.

Rusia renditet e dyta ku në total ka 262 mijë e 843 raste por me një numër të ulët të vdekjeve rreth 2500 raste.

Pas Britanisë së Madhe e cila raporton për 236 mijë e 711 raste dhe rreth 34 mijë të vdekur është Spanja me 230,183 raste dhe 27,459 te vdekur. Në vendin e pestë renditet Italia me 223 mijë e 885 raste dhe 31 mijë e 610.