TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thotë se, rasti i Teatrit Kombëtar është absurd dhe se “makutëria e një të çmenduri që na ka marrë peng të gjithëve ka kaluar çdo masë”.
Kryemadhi tha se nuk ka parë asnjë vend të rrënojë kulturën e tij, ndërsa shton se kjo çështje nuk është urgjencë.
“Sot, siç është zgjuar çdo shqiptar, do doja të ishte zgjuar dhe drejtësia dhe të qëndronte në krah të tyre dhe jo të zvarrisë çdo proces. Ky është një ngërç idiot që ka krijuar Rama në marrëdhënie me qytetarët, artistët. Rasti i teatrit është absurd, ku makutëria e një të çmenduri që na ka marrë peng të gjithëve ka kaluar çdo masë. Është një koalicion qytetar, sese këtu ma qindra e mijëra qytetarë që nuk kanë bindje politike. Ata janë ekstremistë, në kuptimin e mirë të fjalës, që kanë qenë në mbrojtje të teatrit.
Nuk kam parë asnjë vend të rrënojë kulturën e tij. Rama ka Piramidën, le të shkojë ta ndërtojë atë. Nuk është sot emergjenca dhe problemi i madh, që zgjidh varfërinë dhe situatën në të cilën janë shqiptarët, shembja e teatrit. Nëse ne do ngelemi të na mbrojnë diplomatët teatrin, keq më vjen që e paska marrë ferra uratën. Ne jemi shumë të qartë në strategjinë për mbrojtjen e teatrit, që nuk ka të bëjë me forcën, por me moralin. Është beteja e moralit përballë imoralitetit”, tha Kryemadhi.