TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjendet në afërsi të fshatit Poçem të Vlorës, makina e djegur, me të cilën besohet se u qëllua Jetnor Xhaferraj sot në Selenicë të Vlorës.
Sipas policisë, dyshohet të jenë dy persona ata që kanë qëlluar në drejtim të 50-vjeçarit.
Automjeti është djegur plotësisht ndërkohë që policia ka gjetur edhe disa gëzhoja.
Grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimore ku më kryesorja është ajo e hakmarrjes, pasi familja e Xhaferrajt prej 20 vitesh ka patur konflikt me një familje tjetër, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.