AKTUALITET, 8 Tetor 2020, 14:03

Bodrumi i pallatit përmbytet nga ujërat e zeza në Yzberisht, banorët ngrenë alarmin: Do të shfaqet ndonjë epidemi

Bodrumi i pallatit përmbytet nga ujërat e zeza në Yzberisht,


Prej tre javësh banorët e këtij pallati tetë katësh në zonën e Yzberishtit në kryeqytet po bashkëjetojnë me ujërat e zeza të cilat kanë pushtuar bodrumin.

Në këtë pallat jetojnë 37 familje. Problemin e tyre e kanë çuar në bashki, por ende nuk kanë marrë zgjidhje.

“Edhe garazhi që është këtu, tre herë është pastruar. I them administratorit çfarë do bëhet se këtu bie erë. Gjendja është alarmante. Ka tre javë që unë çdo ditë bëj dezinfektim,” shprehet Spiro, banor i pallatit.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve u ka premtuar se brenda kësaj jave do të nis pastrimi i ujerave të zeza. Por kjo nuk është zgjidhja përfundimtare.

Banorët thonë se rrjeti I ujërave të zeza është dëmtuar.

ABC News kontaktoi me përfaqësues të UKT-së u shprehen se nuk është nën përgjegjësinë e tyre zgjidhja e këtij problemi pasi është pronë private.