TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është gjetur sot në orën 05.40 minuta nga vetë familjarët trupi i pajetë i 17 vjeçarit Matia Rizallari nga Këlcyra.
Trupi i pajetë i adoleshentit është gjetur në lumin Vjosa, në Urën e Dragotit.
Djali 17 vjeçari u deklarua i humbur nga familjarët katër ditë më parë, pasi ishte larguar pa gjurmë.
Ai u shpall i zhdukur prej të dielës së nëntë qershorit kur sipas të dhënave ai kishte dalë nga shtëpia e gjyshërve ku jetonte në fshatin Bedyqas, një zonë e banuar shumë pranë Këlcyrës.
Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, është gjetur i pajete, (i mbytur) në shtratin e lumit Vjosë, pranë “Urës së Dragotit”, shtetasi M.R., 17 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Bashkia Këlcyrë.
Në datën 10.06.2019 familjarët e 17 vjeçarit kanë bërë denoncim pranë Postës së Policisë Këlcyrë për largimin e tij nga banesa.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.