AKTUALITET, 12 Qershor 2019, 20:47

Flet ministri i Jashtëm holandez/ Ja pse bllokuam Shqipërinë. KE foli para kohe

Flet ministri i Jashtëm holandez/ Ja pse bllokuam Shqipërinë. KE

Holanda ka dhënë sot një vendim të fortë për Jo për hapjen e negociatave me Shqipërinë duke arguamentuar se vendi ynë nuk ka plotësuar asnjë kusht për krimin dhe drogën.

Vetë Ministri i Jashtëm holandez tha: Rekomandimi i Komisionit Evropian ishte i parakohshëm. Shqipëria nuk i ka plotësuar kriteret për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më herët Parlamenti Holandez ka votuar edhe për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, vendim të cilin tashmë ia ka kaluar për shqyrtim Komisionit Europian.