AKTUALITET, 12 Qershor 2019, 22:52

Aksident në Laç, besimtarët bllokohen në trafik, ‘shpëtimi i vetëm’ rrugët dytësore

Aksident në Laç, besimtarët bllokohen në trafik,

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Laçit ku disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka shkaktuar trafik në disa kilometra pasi mbrëmjen e sotme besimtarë të shumtë i drejtohen kishës së Shna Ndout.

Për të lehtësuar trafikun nga të dyja anët, policia po përdor rrugët dytësore për kalimin e mjeteve.

Nuk raportohet për viktima por për disa persona të plagosur dhe trafik që kap 6 km në secilën anë të rrugës.