TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PSD, Paskal Milo është takuar ditën e sotme me Presidentin Meta, për të zhvilluar bisedime mbi datën e re për zgjedhjet lokale.
Pas përfundimit të takimit, Milo u shpreh se zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit, ndërsa shtoi se vazhdon të jetë aleat me Ramë.
“Zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit, zgjedhjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Nuk më ndalon askush të shpreh qëndrimin tim. Nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve por stabiliteti i zgjedhjeve, unë vazhdoj të jem në aleancë me Ramën. Jam i gatshëm për bisedime në spektrin politik, gati të vijoj bisedimet për gjetjen e zgjidhjes”, tha Milo