AKTUALITET, 13 Qershor 2019, 08:48

Rezoluta për Metën, Rama: Flas sot në 12:00

Rezoluta për Metën, Rama: Flas sot në 12:00


Pas para nisjes së seancës plenare të Kuvendit, pika e vetme e rendit të ditës të së cilës është mocioni me debat për Presidentit Meta kundër zhdekretimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale, kryeministri Rama reagon me një postim në rrjetet sociale.

Rama thotë se do të flasë në orën 12:00.

“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”. Live në ERTV natyrisht”- shkruan Rama.