AKTUALITET, 13 Janar 2019, 14:07

Rekordi që Messi synon ta thyejë sot kundër Eibarit

Rekordi që Messi synon ta thyejë sot kundër Eibarit

Lionel Messi synon ta shënojë sot golin e 400-të personal në La Liga, në përballjen e Barcelonës ndaj Eibarit në “Camp Nou”.

Ylli argjentinas i ka shënuar 399 gola në 434 paraqitje në La Liga, që prej se e realizoi golin e parë dhe debutues kundër Albacetes në vitin 2005.

Messi është golashënuesi më i mirë në histori të La Ligës që prej vitit 2014, kur me het-trikun e tij ndaj Sevillës e kaloi Telmo Zarran, i cili në të kaluarën kryesonte me 252 gola.

Nga totali i 399 golave, Messi i ka realizuar 230 gola në 217 ndeshje në “Camp Nou”, nga të cilat 183 kanë përfunduar me fitore për Barçën. Ndërkohë, në udhëtim ai i ka shënuar 169 gola në 217 ndeshje.

Barça e pret sonte në “Camp Nout” Eibarin në një ndeshje të La Ligës, që nis në orën 18:30 dhe Messi do të kërkojë ta regjistrojë golin e 400-të, që e bën atë golashënuesin padiskutueshëm më të mirë në histori të garës. Cristiano Ronaldo, që tani luan në Itali me Juventusin, është i dyti me 311 gola në fanellën e Real Madridit.