TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth dy kg drogë u sekuestrua, ndërsa një duzinë njerëzish përfunduan në pranga për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Në pranga kanë përfunduar dy italianë, një shqiptar dhe shtatë marokenë.
Ky është rezultati i operacionit të madh kundër drogës nga policia në Pesaro Urbino. Grupi hetimor ka goditur grupin e drogës, teksa në zonë ishte në rritje shitja e kokainës dhe konsumi i hashashit.
Hetimet kanë zbuluar, se droga fshihej nga një maroken, i arrestuar tanimë. Hetuesit zbuluan më shumë se gjysmë kg kokainë me vlerën e 50 mijë eurove dhe gjysmë kg hashash.
Dy banorët italianë luanin rolin e korrierëve, ndërsa shqiptari luante rolin e kontraktorit. Grupi i shiste lëndët narkotike, kryesisht në Fano dhe në Fossombrone.