AKTUALITET, 1 Qershor 2020, 18:15

Covid-19/ Ulen ndjeshëm vdekjet dhe të infektuarit në Itali në 24 orët e fundit

Covid-19/ Ulen ndjeshëm vdekjet dhe të infektuarit në Itali

Vijon të ulet numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 60 persona duke shkuar në 33,475 në total. Një ditë më parë numri i të vdekurve ishte 75.

Edhe numri i të infektuarve të rinj është ulur 178 raste në një ditë, ndërkohë që në total tani janë 233,197 nga fillimi i pandemisë.