TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i opozitës greke ka dhënë një mesazh drejtuar Shqipërisë dhe apelon për respektimin e të drejtave të minoritetit grek. Kyriakos Mitsotakis, kryetari i partisë ‘Demokracia e Re’ në Greqi, theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i lidhur ngushtë me mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke.
‘Rruga e Shqipërisë drejt BE-së dhe institucioneve evropiane lidhet me respektimin e minoritetit grek. Ne gjithmonë do të jemi pranë të drejtave të patjetërsueshme të pakicës greke’, u shpreh Mitsotakis.
Dy ditë më parë, edhe Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras bëri apel për respektimin e drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, si kriter i pacënueshëm për anëtarësimin e vendit tonë në BE. /tvklan