AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 23:03

Agron Shehaj tregon mesazhet: Rama po detyron vlonjatët të dalin në shesh

Agron Shehaj tregon mesazhet: Rama po detyron vlonjatët të dalin

Deputeti Agron Shehaj,  publikoi  në emisionin" Të Paekspozuarit" , një mesazh të një mësuesje, të cilës i kërkohet të marrë pjesë me detyrim në anti-mitingun e Edi Ramës, në sheshin e flamurit në Vlorë, në të njëjtën kohë kur opozita e vendit do të protestojë në Tiranë.

“Sapo më erdhi një mesazh nga Vlora, ku një mësuese i kanë kërkuar të jetë ditën e Shtunë në mitingun e Edi Ramës ne sheshin e flamurit, duhet të shkojë me detyrim se ndyshe do të ketë pasoja “ kjo është situata në Vlorë është shprehur deputeti  i PD Agron Shehaj.

VIDEO:

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/1173178402859253/

/TPZ.AL/