TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bilanci i të prekurve me koronavirus në vend vazhdon të rritet, pasi vetëm sot janë shënuar 22 raste të reja.
Ndërkohë që në dy spitalet COVID në vend vazhdon beteja për shërimin e pacienteve të shtruar.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.
“Ne shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar” tha ministria gjatë deklaratës së sotme për mediat.
Gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327.
Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.