AKTUALITET, 10 Prill 2018, 12:57

Kafshohet nga qeni i familjes, humb jetën foshnja 7 muajsh

Kafshohet nga qeni i familjes, humb jetën foshnja 7 muajsh

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një foshnjë shtatë muajsh ka humbur jetën pasi u kafshua në kokë nga qeni i familjes.

Incidenti ndodhi në Bad Koenig, rreth 30 kilometra në juglindje të Frankfurtit,  teksa autoritetet po hetojnë  ngjarjen.

Qeni është marrë në një strehë të kafshëve, ku stafi e kishte cilësuar si “shumë agresiv”.

Sipas agjencisë së lajmeve “hessenschau.de”, foshnja u kafshua të hënën dhe u dërgua në spital, ku gjendja u stabilizua, por humbi jetën gjatë mbrëmjes.

Incidenti ndodhi pothuajse një javë, pasi dy vetë u sulmuan nga një qen në Gjermaninë veriore dhe humbën jetën.