TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arban Kishta, 31 vjeçar dhe banues në Tiranë, kërkohej që prej disa ditësh pasi kishte mundur të arratisej për të mos vuajtur dënimin për veprën penale të mashtrimit, e cila do ta mbajë 11 vite në burg.
Por këtë të martë, policia kufitare në Morinë ka bërë të mundur arrestimin e tij. 31 vjeçari po tentonte të kalonte në Kosovë kur është arrestuar.
"Ai u kap në dalje të Piken Kufitare te Morinës, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit ky shtetas rezultoi person në kërkim.
Prokuroria e Tiranës me 30 mars, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit marre me 23.03.2016, të Gjykatës së Tiranës, si dhe vendimin e dates 06.03.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të cilin e ka dënuar me 11 vjet burg për veprën penale "Mashtrimi kryer në bashkëpunim".
Arban Kishta, ju dorëzua Drejtorise Vendore te Policise ne Tiranë për veprime të mëtejshme", njofton policia.