AKTUALITET, 10 Prill 2018, 11:29

Tensionet në kulm, Putin paralajmëron SHBA-në, Uashingtoni në alarm

Tensionet në kulm, Putin paralajmëron SHBA-në, Uashingtoni

Tensionet në kulm mes Rusisë dhe SHBA-se. Pas përplasjes së djeshme ne OKB, ku SHBA e akuzoi Rusinë se i ka duart me gjak fëmijësh në Siri dhe pak pas paralajmerimeve për sanksione shtesë ndaj Rusisë, vjen reagimi i fortë i Putinit.

Pasi Trump njoftoi se do të ketë një sërë sanksionesh të ashpra, Kremlini i përgjigjet  Uashingtonit, duke e paralajmëruar se po vepron në kundërshtim me “çdo gjë dhe gjithçka”, raportojnë mediat e huaja.

Rusia lëshoi ​​deklaratën e forte pasi SHBA njoftoi se od te kete masa shtese kundër Vladimir Putinit, ne nje kohe qe Rusia ballafaqohet me polemika në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

Moska zyrtare deklaroi: “Kjo është e egër nga pikëpamja e ligjshmërisë dhe shkel çdo gjë dhe gjithçka”.

Kremlini tha se ata ishin duke konsideruar “një larmi opsionesh”, si “kërcënim” ndaj Donald Trump dhe administratës së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Zëdhënësi presidencial Dmitri Peskov theksoi: “Ky është një fenomen mjaft i ri dhe ne po shohim ndikimet negativ. Natyrisht, duhet kohë për ta analizuar atë, për të kuptuar shkallën e dëmit të vërtetë dhe për të punuar per hapat për të përmirësuar situatën sa më shumë që të jetë e mundur”- tha ai.

Situata tensionohet pak pasi Rusia ballafaqohet me dënimin në Britani të Madhe dhe Siri. Kremlini vazhdon të mohojë se ishte përgjegjës për tentativën e vrasjes së ish-spiunit Sergei Skripal në Salisbury dhe vajzes se tij.

Kremlini akuzohet gjithashtu për një sulm kimik në Siri, i cili la shumë viktima, perfshire femije.

Dje Trump goditi ashper Rusine, me nje shenim ne Twitter: “Shumë të vdekur, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, në sulmin e pamenduar KIMIKAL në Siri. Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen e Assad. Çmimi i madh për të paguar”- tha ai.

Agjencia e lajmeve TASS e Rusisë tha se Rusia po shqyrtonte një numër përgjigjesh ndaj sanksioneve të reja të SHBA.

Sipas Peskov, “Rusia po e analizon situatën. Interesat e vendit tonë janë parë si të një rëndësie të madhe”- tha ai.