AKTUALITET, 10 Prill 2018, 11:08

Fillon protesta 1 orëshe e biznesit të vogël, tregtarët nga frika nuk flasin për mediat

Fillon protesta 1 orëshe e biznesit të vogël, tregtarët nga

Bizneset mbyllin qepenat në shenjë indinjate në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë për të ulur pragun e TVSH në 2 milion lekë të reja.

Protestuesit mbështeten edhe nga deputetët e PD-së. Tregtarët kanë deklaruar se kjo protestë një orëshe është vetëm hapi i parë.

Por shumica e tregtarëve të biznesit të vogël në Tiranë evitojnë të flasin për mediat nga frika ,ndersa deputeti i PD Ervin Salianji është shprehur se në terren kanë dal edhe inspektorë të cilët i shtojnë frikën bizneseve të vogla.

Tregtarët shprehen se e kanë të pamundur mbulimin e TVSH.

Ata shprehen se nuk është e vërtetë ajo që thotë qeveria se po formalizon tregun.

Sipas tyre formalizimi nuk ka lidhje me këtë që po bënë qeveria.

Biznesi i vogël sipas tyre është drejt falimentimit./TPZ.AL