TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksidet me pasojë vdekjen ka ndodhurmesditën e sotme në Kamëz. Policia njofton se shtetasi Rezart Koleci ka përplasur për vdekje 65-vjeçaren me iniciale D.D.
Njoftimi
Më datë 10.04.2017, rreth orës 12:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kamëz, ka ndodhur një aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën "Skënderbej" në Kamëz, mjeti me targë AA 598 DO, me drejtues shtetasin Rezart Koleci ka aksidentuar një këmbësore shtetasen D.D., rreth 65 vjeçe.
Për pasojë shtetësja D.D., ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.