TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zv. ministri i ri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia, ka dhënë një intervistë për Arjan Çanin.
Ai ka shpjeguar arsyet përse e pranoi ftesën e Edi Ramës për t'u bërë zv.ministër. Sipas Kadisë, Rama ka pëlqyer idetë e tij dhe ai do të shërbëje për të integruar Shqipërinë në BE. Kadia tha se nuk i ka ndryshuar idetë e tij dhe shprehu gadishmërinë të bëhet edhe deputet.
"Unë dua të them, jam ekonomist, për mua idetë janë të parat, pastaj vijnë përkatësitë politike. Unë jam zv. ministër i shtetit që drejtohet nga Edi Rama. Kemi sfida për të integruar Shqipërinë në BE. Unë kam marrë përsipër të bëjë gjëra të paveshura me politikën. Kjo nuk do të thotë se nuk do të mbështes Ramën, kur jemi në të njëjtën linjë. Nuk kam hequr dorë nga bindjet e mia pro biznes, pro tregut të lirë. Mendoj se Rama ka qenë konseguent, për të çuar përpara idetë. Unë nuk kam qenë dakord për shumë gjëra, por nuk jam armik me ata që mendojnë ndryshe. Përveç taksës progresive, që mendoj se është gabim, vijoj të mendoj se nuk është e duhura".
Kadia deklaroi gjithashtu se është gati të bëhet deputet, nëse Rama do ta ftojë.
"Në rast se Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura, patjetër që po. Kam bërë diskutim korrekt, më pëlqeu respekti që kishte për idetë e mia", tha Kadia.
I pyetur lidhur me largimin e tij nga PD, Kadia tha se ka kohë qe nuk ka lidhje me këtë parti.
Pjesë nga biseda:
Curri: Po për PPP-të?
Kadia: Kam qenë kundër PPP-ve që jepen pa konkurencë, por nuk kam qenë kundër PPP-ve si koncept.
Curri: Korpusi i ideve tuaja, ka qenë shumë larg ideve të qeverisë, pra tani, ose duhet të vijë Rama tek idetë tuaja, ose ju tek Rama.
Kadia: Unë mendimet nuk i kam ndryshuar.
Curri: Po nuk ka sens të rrini bashkë pra.
Kadia: Kur flas për reformat pro biznes, vazhdoj ta kem këtë. Kam drejtuar një institut kërkimor, s'kam qenë anëtar i PD, për më shumë se katër vite. Për mua ajo shkresë është e pavlefshme.
Cani: Ishe anëtar i Këshillit Kombëtar apo jo? Doli ai dokumenti që je përjashtuar nga PD.
Kadia: Dëgjo, këto janë diskutime publike, të panevojshme. Unë nuk mendoj se vihet në pushtet me protesta. Nuk jam dakord që mos shkosh në zgjedhje dhe të lësh parlamentin. Unë jam për krijimin e një grupi që është alternativë ndaj qeverisë.
/TPZ.al/