AKTUALITET, 17 October 2026, 16:23

"Ka mbaruar gazi lotsjellës?"/ Plumbat e gomës për herë të parë përdoren në protestë, ja si përgjigjet Hita

"Ka mbaruar gazi lotsjellës?"/ Plumbat e gomës për

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një deklaratë sot para gazetarëve, ka dhënë shifrat e të arrestuarve dhe të lënduarve në këtë protestë.

Përpos shifrave, gazetarët e kanë pyetur se përse janë përdorur sot plumba gome, me të cilët janë goditur në pjesën e sipërme të trupit studentë dhe protestues.

"Mjetet dhe pajisjet policore të lejuara, që janë përdorur, janë përdorur në mënyrë të kufizuar, pasi nga ana jonë përdoren mjete të përcaktuara, si në të gjitha vendet e BE-së. Policia përdor vetëm pajisje të certifikuara për këtë qëllim.

Në këto protesta të dhunshme, nuk mund të mendojmë që një grup i vogël përfaqëson të gjithë protestuesit, si ata të qetë, ashtu edhe ata të dhunshëm. Vida dhe zara, që qëllohen me mjete të tjera, kanë dëmtuar shumë punonjës policie. Një prej punonjësve ka pësuar dëmtime të rënda në gojë dhe në nofull, pasi ka fraktura të shumta", tha ai.