TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Inter ka arritur marrëveshje me Mançester Junajtid për blerjen përfundimtare të Aleksis Sançez.
Kiliani këtë sezon e ka kaluar si i huazuar në Milano, ku humbi një pjesë të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi në tendinë, por pas ndalesës së pandemisë është treguar vendimtar për ekipin e Kontes.
Trajneri është bindur nga paraqitjet e sulmuesit dhe ka udhëzuar Marotën të blejë shërbimet e tij.
“Corriere della Sera” raporton se drejtuesi i lartë zikaltër ka gjetur akordin me anglezët për shifrën e 15 milionë eurove dhe zyrtarizimi i Sançez do të bëhet pas ndeshjes me Getafen në Europa League (luhet më 5 gusht).
Italianët shtojnë se Sançez ka pranuar të ulë ndjeshëm pagën e tij prej 15 milionë eurosh, me kushtin që zikaltërit t’i akordojnë kontratë për tre vitet e ardhshme.
31-vjeçari luajti në 22 ndeshje këtë sezon si zikaltër dhe arriti të gjejë rrjetën katër herë dhe të dhurojë nëntë asiste për shokët e tij.