LIFESTYLE, 19 Shtator 2019, 17:00

U gjobit me 1500 euro dhe u hoq nga puna për shkak të Rezarta Shkurtës, Jonida Shehu bëhet sërish bashkë me këngëtaren

U gjobit me 1500 euro dhe u hoq nga puna për shkak të Rezarta


Moderatorja Jonida Shehu dhe këngëtarja Rezarta Shkurta janë bërë sërish bashkë që pas ngjarjes së viti 2017.

Ka qenë Rezarta Shkurta, e cila është njëkohësisht edhe bizneswoman ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video ku shihet se është një nga të ftuarat e Shehut në emisionin “Soiree”.

“I nxorra te gjitha, për sekretet e kam fjalen. Një ëndërr e imja është bërë realitet, kush e gjen për çfarë e kam fjalën?”– shkruan Rezarta krahas videos.

https://www.instagram.com/p/B2l8TpipCd5/?utm_source=ig_embed

Rezarta Shkurta dhe Jonida Shehu kanë patur një konflikt dy vite më parë teksa këngëtarja u bë shkak që moderatorja të largohej nga puna, në koëhn kur drejtonte emisionin “Pasdite” në Top Channel.

Shkak për largimin e Shehur nga puna u bë një kronikë që moderatorja e transmetoi në emision. Kronika kishte të bëntë me “Hera Company”, biznesi që drejton Shkurta.

Zyra e financës e ka konsideruar insertin një reklamë dhe se duhet të kishte bërë pagesë para se të dilte në transmetim. Për këtë moderatorja Jonida Shehu u gjobit me një shumë prej 1500 eurosh dhe më pas u largua nga puna.

Në atë kohë, Shehu u zëvendësua nga spikerja Juli Krisafi.