TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fax News ka mundur të marrë dy dëshmi nga shtetas afganë që po strehohen në vendin tonë që nga dita e djeshme.
Për shkak të sigurisë së tyre, fytyrat e shtetasve afganë janë mbuluar. Ata kanë vlerësuar në maksimum mikpritjen që kanë gjetur këtu, duke shtuar se ka qenë situata e vështirë ajo që i ka bërë të lënë vendin e tyre.
Njëri nga të intervistuarit tha se nuk e njihte më parë vendin tonë, ndërsa tjetri tha se ka dëgjuar për Shqipërinë dhe gjithmonë donte ta vizitonte.
Njëri nga ata theksoi se është një ndjesi shumë e mirë të shikosh që fëmijët nuk janë më të rrezikuar tashmë.
Dëshmitë:
Shtetasi afgan 1: Do të flas me kolegët, shumica e familjarëve tanë janë në Kabul dhe në Afganistan, nisur nga situata nuk mund të flasim para kamerës, për shkak të sigurisë për familjet tona duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhen atje, për këtë arsye të kërkoj ndjesë por nuk mund ta zhvillojmë intervistën bashkë.
Pritja ishte e mrekullueshme nga autoritetet shqiptare, ishte shumë mirë. Nuk kam dëgjuar më parë për Shqipërinë, vetëm kur na thanë që do shkonim në Shqipëri e kërkova në google dhe gjeta detajet kryesore mbi vendin tuaj, vend i mrekullueshëm.
U larguam nga Afganistani dhe shkuam në Katar për disa ditë, më pas një koleg që punonte me refugjatë mundësoi ardhjen time nga Katari në Shqipëri.
Shtetasi afgan 2: Udhëtimi nga Afganistani në Shqipëri ishte shumë komod, i shkëlqyer, na kanë mikëpritur këtu. Të gjithë afganët që janë evakuuar shëndosh e mirë në Shqipëri janë shumë të kënaqur me ardhjen këtu dhe moti është i mrekullueshëm. Shërbimi shumë i mirë, mikpritja fantastike.
Kolegët tanë po përpiqet që qëndrimi ynë këtu të kalojë sa më mirë dhe pa incidente. Kam dëgjuar më para shumë për Shqipërinë kam dashur të vijë, situata e vështirë në Afganistan na ka sjellë këtu, por gjithmonë kam dashur që ta vizitoja Shqipërinë, kam dëgjuar shumë fjalë të mira për Shqipërinë.
Është ndjenjë e mirë kur sheh që fëmijët e tu nuk janë më të rrezikuar, sidomos duke marrë parasysh grupin (talebanët) që ka pushtuan vendin tim.
Situata atje është shumë e vështirë, njerëzit atje nuk e dinë se çfarë do bëhet me ta, e ardhmja është e paparashikueshme. Për momentin atje nuk ka qeveri, nuk funksionojnë institucionet, progresi që bëmë në 20 vitet e fundit të ndihmuar dhe nga ndërkombëtarët, tashmë është në rrezik.
Të gjithë afganët ndjehen se përfaqësitë ndërkombëtare duhet të reagojnë për të punuar me aktorë në rajon që të stabilizojnë situatën në Afganistan pasi është shumë e destabilizuar.
Sidomos ata që kanë punuar me organizata ndërkombëtare joqeveritare për 20 vitet e fundit, të rinjtë që janë përparuar dhe duan të jetojnë në paqe, janë shumë mendje hapur dhe kanë nevojë urgjente për ndërhyrje nga ndërkombëtarët dhe ndihmën e tyre, në mënyrë që Afganistani mos të kthehet mbrapsht në epokën e gurit.
Kemi bërë progres shumë të mirë për 20 vitet e fundit dhe ky grup i dhunshëm po e destabilizon situatën. Unë punoja për qeverinë dhe gjithashtu për organizata ndërkombëtare, kam punuar në rajon të ndryshme.