AKTUALITET, 28 Gusht 2021, 13:56

E trishtë! Koronavirusi i merr jetën 20-vjeçares në Kosovë

E trishtë! Koronavirusi i merr jetën 20-vjeçares në

Një 20-vjeçare nga Gjakova ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.

Gashi tha se vajza ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka ndërruar jetë sot si pasojë e COVID-19.

“Po ka vdekur sot, si pasojë e COVID-19”, tha Gecaj.

Një familjare ka njoftuar se brenda kësaj jave e ndjera ka humbur edhe babain edhe pse nuk dihen shkaqet ende.