AKTUALITET, 23 Dhjetor 2018, 10:14

‘Unaza’, Basha: Do pastrohen 60 milionë euro të krimit (Video)

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve tek Unaza e Re, pasi do pastrojnë 60 milion euro të krimit me anë të ndërtimeve që sipas tij do ndërtojë Edmond Bego, i akuzuar për trafik droge.
Basha ka publikuar edhe videon në Twitter, ku shihet sipas tij zhvendosja e shtratit të Lanës për t’i hapur rrugë këtij projekti. Statusi i plotë: Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë!
Embedded video
Lulzim Basha@lulzimbasha_al

Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që ti hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë!

https://twitter.com/twitter/statuses/1076762892089856000