LIFESTYLE, 9 Janar 2020, 13:06

Jonida Maliqi e la, Romeo hakmerret! Zhduk kujtimin më të bukur që e lidhte me këngëtaren


Jonida Maliqi deklaroi pak ditë më parë se është beqare, duke i dhënë fund aludimeve në lidhje me Romeo Veshajn. Pas puthjeve pasionante dhe dedikimeve romantikeve të dashurisë, në periudhën e tyre të artë, Jonida dhe Romeo gdhendën dashurinë e tyre në trup.

Por, pasi këngëtarja shkëputi çdo marrëdhënie me aktorin e humorit dhe e la, Romeo ka vendosur të marrë hak, duke fshirë tatuazhin domethënës nga trupi i tij. Aktori ka ndarë foto nga studio e tatuazheve, ku tregon se po mbivendos një tatuazh tjetër, në të njëjtin vend që gdhendi dedikimin për Jonida Maliqin.

Tashmë s’na mbetet gjë tjetër, veçse të shikojmë reagimin e këngëtares pas këtij veprimi…