LIFESTYLE, 8 Janar 2020, 09:55

Alketa Vejsiu ‘pendohet’, fshin postimin për motrat Vjollca dhe komentet për Xhemin


Ditën e djeshme emri i Alketa Vejsiut ka qenë pjesë e artikujve në çdo media online, si pasojë e disa publikimeve të bëra në faqen e revistës së krijuar prej saj, në të cilat thumboheshin personazhe të njohura të ekranit si: motrat Marina dhe Luana Vjollca, apo Xhemi Shehu.

E vendosur me shpatulla pas muri, e shpallur fajtore për autorësinë e postimeve nga më shumë se 90 përqind e komentuesve, megjithë justifikimet e stafit që menaxhon rrjetet sociale të revistës “Class”, Vejsiu ka dhënë urdhër për fshirjen e tekstit në foton e motrave Vjollcave dhe bllokimin e komenteve në të dy postimet.