LIFESTYLE, 8 Janar 2020, 20:09

Lufta/ Getoar Selimi telefonon me urgjencë Alketa Vejsiun, e bën të zhdukë ‘kunjat’ për sheikët dhe motrat Vjollca


Reperi Getoar Selimi që është njëkohësisht edhe bashkëshort i Marina Vjollcës është bërë pjesë e luftës së Alketa Vejsiut me koleget e saj, e cila ka vazhduar përmes komenteve në faqen e revistës “Class” në Instagram. Revista Anabel, shkruan se Selimi ka telefonuar Vejsiun që të heqë foto ne motrave Vjollca, krahas së cilës shkruante me ironi për jetën e luksit mes sheikëve në Dubai.

Këto komente mesa duket e kanë nervozuar keq Getoarin, i cili e ka telefonuar Vejsiun. E njëjta media shkruan se moderatorja Alketa Vejsiu nuk i është përgjigjur Selimit pas telefonatave dhe mesazheve por ka marrë menjëherë masa. Menjëherë pas thirrjeve të shumta të reperit, Revista Class ndryshoi tekstin në Instagram duke lënë vetëm në një fjali përshkruese: “Motrat Vjollca në Dubai”.