TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Beni ecën vet” është padyshim një ndër filmat shqiptar më të ndjekur dhe që kanë lënë mbresa tek shumë njerëz që e kanë parë.
Prandaj edhe sot pas kaq shumë vitesh aktori Herion Mustafaraj njihet si Beni ecën vetëm. Ai ka një karrierë të gjatë në filmat dhe teatrin shqiptar deri pas viteve ‘90.
Teksa mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, ka rrëfyer edhe mbi eksperiencat e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas aktorit, largimi nga Shqipëria drejt Amerikës kishte ardhur si shkak i gjetjes së për të shpëtuar aso kohe, sesa për një ëndërr personale.
“Mbaj mend njëherë binte një shi i madh tek Instituti jonë i Arteve edhe dikush tha ‘o Beni, Beni’ edhe më gjuajti me një gur. Unë thash që më gjuajti me ndonjë kumbull, ai më hodhi një gur këtu (tek syri) dhe më kërciti gjaku. E gjëmova deri tek pylli, por nuk e kapa dot. Duke qarë, sytë më nxirrnin gjak, filloi edhe shiu e në atë moment thashë ‘o Zot, më hiq që këtu, më ço vetëm në Amerikë, t’i puth njëherë këmbët kësaj statujës së Lirisë, pastaj le të vdes.”- është shprehur aktori.