TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ai është komentator sportiv në ‘Digitalb’ dhe aty nisi gjithçka. Ishim në departamente të ndryshme, por ishte mundësi e mirë që të takoheshim më shpesh”, rrëfeu Jona.
Për moderatoren kjo lidhje nuk ka qenë aspak e thjeshtë.“Ta njihja në ambientin e punës ishte një pengesë për mua. E kisha shumë të vështirë të krijoja një raport të tillë në vendin ku punoja. Por jam e lumtur dhe sigurisht kjo lumturi ka emrin e dashurisë”, u shpreh Jona.
Moderatoja e ka të pamundur që ta fshehë lumturinë e saj dhe shprehet se kjo është një lidhje shumë e rëndësishme për të. “Është një lidhje shumë e rëndësishme për mua. Sa herë mundohem të mos flas, e kam të pamundur të mos e tregoj sa e lumtur jam. Është e kotë ta fshehësh lumturinë”, tha ajo dhe është e dukshme, i lexohet në sy. [gallery ids="66212,66211,66213,66215,66214"]