TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Familja e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit tashmë e ka lënë Tiranën, për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ardhmja e fëmijëve ka qenë shtysa kryesore që çifti i njohur i skenës shqiptare, të zhvendosej.
Dhe tashmë duket se fëmijët e dy artistëve kanë nisur të punojnë për karrierën e tyre artistike. Djali i Shpëtimit, Drini i është futur muzikës dhe njihet edhe si një repist. 18-vjeçari po punon për albumin më të ri, ndërsa kënga e fundit që ka publikuar titullohet “I Maintain”.
Familja e Shpëtim Saraçit kanë takuar këngëtaren Bleona Qereti, e cila ka dokumentuar këtë takim me disa foto të këndshme në Instagram. Në to shfaqet edhe Mira Konçi, e veshur thjeshtë dhe shumë natyrale, teksa pozon pranë Bleonës dhe djalit të saj, Drin.
[gallery ids="65751,65749"]