LIFESTYLE, 5 Shkurt 2018, 17:20

Zyrtare/Djali i Shefqet Kastratit: Ish-Sheratoni tani është yni

Zyrtarisht, godina ku deri në fund të vitit të shkuar ndodhej ish-hotel Sheraton, tashmë është pjesë e "Kastrati Group".

Lajmin e ka dhënë vetë djali i biznesmenit Shefqet Kastrati, Leonard Kastrati, i cili ka bërë një shkrim të vogël në rrjetet sociale.

Leonard Kastrati shkruan:

Tashmë zyrtarisht ish-hotel ‘Sheraton’ përket kompanisë ‘Kastrati Group’, sapo u mbyll transaksioni".

Ende nuk dihet nëse kjo godinë do të përdoret si hotel, siç ishte më parë, apo do të ketë funksione të tjera.

Kujtojmë se në fund të vitit të shkuar, "Sheraton" u largua nga Tirana.