LIFESTYLE, 6 Shkurt 2018, 10:04

Do të këndojë në premierën e “Fifty Shades”: Rita Ora sëmuret rëndë

Vetëm pak ditë e ndajnë Rita Orën nga premiera e filmit “Fifty Shades Freed” në Paris, ndërsa këngëtarja njoftoi se është sëmurë rëndë.

Ora vendosi që t’u tregonte ndjekësve të saj për gjendjen shëndetësore, përmes një postimi në “Instagram”.

“Sapo u zgjova për të punuar në Paris dhe ora ishte 8:00 kur nisa të bëja këtë postim. Kuptova se nuk ndihesha mirë dhe u vizitove me një doktor. Ai më tha që kam laringjit të rëndë dhe bakter në fyt. Nuk kisha dëgjuar kurrë për këtë të dytën. Është e frikshme kur “instrumenti yt” është në gjendje të brishtë. Por këto foto janë një kujtim i bukur nga java e kaluar. Mos u shqetësoni, po përpiqem që të performoj me Liam në Paris dhe të marrë pjesë në premierën e “Fifty Shades Freed. Më uroni fat!”, shkroi këngëtarja.