LIFESTYLE, 6 Shkurt 2018, 12:49

Çiljeta feston ditëlindjen me një mbrëmje super romantike me Alban Hoxhën

Çiljeta feston ditëlindjen me një mbrëmje super romantike

Çiljeta Xhilaga ka përjetuar dje një ndër ditët e saja më të bukura. 5 shkurti shënon ditëlindjen e saj, por edhe të Fernandos, djalit të saj. Dje Çiljeta ka bërë 33-vjeç, ndërsa Fernando ka festuar 5- vjetorin.

Gjatë ditës, këngëtarja bukuroshe ka treguar dhuratat që ka marrë nga miqtë e saj, por mbrëmja duket se ka qenë pjesa më e bukur e ditëlindjes së saj.

Çiljeta në një postim në “Instastory”, na ka treguar ambientet e një lokali në errësirë dhe në sfond dritat e qytetit, duke e shoqëruar videon me ikonat e dy zemrave dhe të një çifti.

Me këtë postim Çiljeta na ka lënë të kuptohet se ka kaluar një mbrëmje super romantike përkrahë partnerit të saj, Alban Hoxha, portierit të njohur të ekipit të Partizanit.

[gallery ids="66207,66208,66206,66205"]