LIFESTYLE, 5 Shkurt 2018, 13:12

Oriola Marashi pozon seksi, Noizy se mban dot të qeshurën: Vdeksh!

Modelja Oriola Marashi dhe reperi Noizy janë tashmë pjesë e të njëjtit grup. Bukuroshja shqiptare është bërë pjesë e OTR dhe njëkohësisht ka shtuar ritmin e postimeve në rrjetet sociale.

Një nga këto postime ka tërhequr vëmendjen e reperit, për batutën e Oriolës. Në një foto ku duket shumë seksi dhe e kuruar në detaje, duke ekspozuar këmbët elegante prej modeleje.

Ish-modelja e ICON Agency shprehet:

“Fakt: Të gjitha vajzat e brezit tim, kur të shkojnë 40 vjeç do të vuajnë nga hernia diskale’ ka shkruar ajo në postimin e saj.

Noizy nuk e ka mbajtur dot të qeshurën, ndërsa me shaka i shkruan Oriolës:  “Vdeksh!”  shoqëruar me një emoji  të qeshur me lot.